Ekipi i Islamic Relief Worldwide (znj. Nasheima Sheikh – Senior Safeguarding Coordinator dhe znj. Sarah Curtis – Policy and Compliance Manager) mbajtën një trajnim të dedikuar për stafin tonë mbi mbrojtjen, sigurinë (Safeguarding) dhe të drejtat e përfituesve.
Ky trajnim theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi pune të sigurt, të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës, ku secili anëtar i stafit ndjehet i mbrojtur dhe i fuqizuar për të vepruar me përgjegjësi dhe kujdes ndaj të tjerëve.
Njëkohësisht, trajnimet synuan forcimin e njohurive dhe praktikave tona për mbrojtjen e përfituesve, duke siguruar që çdo individ – veçanërisht fëmijët dhe grupet vulnerabël – të trajtohen me dinjitet, respekt dhe kujdes të plotë.