Muaji i bekuar i Ramazanit është muaji kur besimtarët i shtojnë adhurimet në raport me Zotin, por edhe veprat e mira në raport me njerëzit, përfshirë këtu edhe bamirësinë dhe ndihmën financiare ndaj njerëzve në nevojë.
Ramazani është periudha më e ngarkuar edhe për ne si Islamic Relief pikërisht për shkak të aktiviteteve të shumta dhe përgjegjësisë për të dërguar në vend amanetin dhe donacionet tuaja.
Përveç ndihmesës përmes sakadasë, zekatit, shpërndarjes së pakove ushqimore, dhurimit të iftareve të gatshme, shpagimit të Ramazanit (fidjeve), vitrave, ju po ashtu mund të dhuroni donacione edhe për ndërtimin e shtëpive dhe hapjen e bunareve për jetimët.
Dhuroni pakot ushqimore, sadakatë, fidjet, iftaret, zekatin tuaj në ndihmë jetimëve nevojtarë!