Trajnim për Etikë dhe Kujdes në Vendin e Punës për stafin e Islamic Relief Kosova
Trajnim për Etikë dhe Kujdes në Vendin e Punës
Stafi i Islamic Relief Kosova sot mori pjesë në trajnimin me temën “Etika dhe Kujdesi në Vendin e Punës”, të udhëhequr nga z. Fatlind Bytyqi dhe znj. Sumeja Fejza nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Trajnimi kishte për qëllim forcimin e vlerave etike, respektit ndërpersonal dhe përgjegjësisë profesionale në mjedisin e punës. Pjesëmarrësit diskutuan rreth mënyrave të krijimit të një kulture pune të shëndetshme, me komunikim të hapur, mirëkuptim dhe kujdes ndaj kolegëve.
Kjo nismë synon të ndërtojë një ambient pune të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të respektueshëm, ku secili anëtar i stafit ndjehet i vlerësuar dhe kontribuon me integritet në misionin e përbashkët të organizatës