Takim mes Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Pejës për forcimin e bashkëpunimit
Sot patëm në vizitë kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri, i cili u takua me zëvendësdrejtoreshen e Islamic Relief Kosova, znj. Albulena Gashi.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Pejës, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve humanitare që synojnë mbështetjen e familjeve në nevojë dhe forcimin e mirëqenies së komunitetit lokal.
Të dy palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin institucional dhe për të zhvilluar iniciativa të përbashkëta që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshëm për qytetarët e Pejës.