Takim me Drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë – Istog
Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit dhe aktiviteteve me Institucionet qendrore dhe lokale të vendit, sot patëm një takim me Drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Hidroekonomisë në Komunën e Istogut, z. Astrit Hajrizaj dhe udhëheqësin e sektorit të Bujqësisë z.Fadil Kabashi.
Në këtë takim u bisedua për nevojat e Komunës së Istogut dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen për ta ndihmuar zhvillimin e bujqësisë dhe përkrahjen e familjeve në kushte të vështira.