Takim me Drejtorin e Drejtorisë për shëndetësi në Komunën e Istogut z. Zenel Shatri
Këto ditë jemi duke u takuar me drejtoritë e shëndetësisë së komunave të ndryshme të Kosovës për të vlerësuar nga afër nevojat e secilës komunë. Si vazhdimësi e këtyre takimeve, sot u takuam edhe me Drejtorin e Drejtorisë për shëndetësi në Komunën e Istogut z. Zenel Shatri.
Në këtë takim u diskutua për nevojat për aparate të oksigjenit si dhe bashkëpunimin me organizatën tonë lidhur me mundësinë e furnizimit të qendrave të mjekësisë familjare të Komunës së Istogut me këto aparate.