Islamic Relief Kosova ndan 12 grante nga 5,000€ për ndërmarrës të rinj
Gjatë ditës së sotme, Islamic Relief Kosova organizoi ceremoninë e ndarjes së granteve nga 5,000€ për 12 ndërmarrës të rinj.
Nga 71 të rinj që ndoqën trajnimin mbi Planin e Biznesit dhe Ndërmarrësisë, u përzgjodhën idetë e 12 start-up bizneseve për t’u mbështetur financiarisht.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe drejtori i organizatës, Dr. Mohamed Soliman, Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Lipjanit – Valon Pacolli, Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt – Kemajl Emini si dhe ligjëruesja e trajnimit të ndërmarrësisë – Vjosa Fejza Ademi.
Projekti për edukim dhe ndërmarrësi, i cili mbështetet nga Islamic Relief Deutschland, ka për qëllim fuqizimin ekonomik të të rinjve dhe krijimin e mundësive të reja të vetëpunësimit në Kosovë.