Shpërndahen 130 Paisje Bujqësore për Fermerët e Komunës së Malishevës
Si vazhdimësi e projekteve për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese, Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, gjatë ditës së sotme ka realizuar shpërndarjen e mekanizmave bujqësorë për fermerët përfitues nga kjo komunë.
Gjatë shpërndarjes, të pranishëm ishin drejtoresha e Programeve, znj. Albulena Gashi Hajrullahu nga Islamic Relief, dhe kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, të ciliët u shprehën mjaft të kënaqur me bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për fermerët.
Nga ky program kanë përfituar gjithsej:
• 50 multikultivatorë,
• 25 spërkatëse,
• 15 makina për mbjelljen e misrit,
• 13 makina për mbjelljen e grurit,
• 27 freza.
Projekti për zhvillimin e bujqësisë dhe jetesë të qëndrueshme, i cili mbështetet nga Islamic Relief UK në bashkëfinancim me Komunën e Malishevës, ka për qëllim mbështetjen e fermerëve dhe fuqizimin e familjeve përmes bujqësisë, me qëllim të sigurimit të të ardhurave të qëndrueshme.