Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Malishevës nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e fermerëve të kësaj komune me mjete bujqësore të cilat do t’ua lehtësojnë atyre punën dhe mundësojnë rritjen e të ardhurave.
Projekti i cili mbështetet nga Islamic Relief UK ka për qëllim fuqizimin e fermerëve të Komunës së Malishevës me serra, motokultivatorë, spërkatëse dhe freza.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman si dhe kryetari i Komumës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ishte mjaft mirënjohës për mbështetjen.
Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT