Sot është 42 vjetori i themelimit të Islamic Relief!
Islamic Relief Worldwide po shënon 42 vjetorin e themelimit të organizatës e cila tashmë është shndërruar në një organizatat kryesore ndërkombëtare humanitare për të lehtësuar vuajtjet e miliona njerëzve.
Organizata u themelua nga Dr. Hany El-Banna më 1984 në Birmingham të Anglisë, ku fillimisht e filloi punën me një arkë të vogël donacionesh për t’u zgjeruar gradualisht në shumë vende të tjera, në mesin e të cilave edhe në Kosovë që nga viti 1999. Islamic Relief hyri në Kosovë që t’u ndihmonte familjeve të dëmtuara rëndë nga lufta, me ç’rast u regjistrua në Ministrinë e Administratës Publike për të vazhduar punën edhe sot kësaj dite, me mbështetjen e zyres qendrore të Islamic Relief Worldwide.
Sot Islamic Relief operon në mbi 40 shtete të botës, ndërsa puna e organizatës ka ndikuar në ndihmesën, përmirësimin dhe ndryshimin e jetës së miliona njerëzve.
Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT