Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me organizatën Kalliri i Mirësisë dhe Komunën e Haraçinës në Maqedoni të Veriut shpërndanë 20 lopë për familjet e kësaj komune.
Projekti për zhvillim dhe jetesë të qëndrueshme, i cili mbështetet nga Islamic Relief USA ka për qëllim mbështetjen e komunitetit që përmes bujqësisë t’i fuqizojë familjet në kushte të vështira për të siguruar të ardhura të qëndrueshme dhe stabilitet financiar.
 Gjatë shpërndarjes prezent ishte edhe Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi i cili u shpreh mjaft i kënaqur me bashkëpunimin dhe mbështetjen.
Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT