Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut gjatë ditës së sotme shpërndanë 32 freza, 24 makina kositëse, 15 spërkatëse dhe 19 makina misri për fermerët e kësaj komune.
Projekti për zhvillimin e bujqësisë dhe për jetesë të qëndrueshme, i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada në bashkëfinancim me Komunën e Kaçanikut, ka për qëllim mbështetjen e fermerëve që përmes bujqësisë t’i fuqizojë familjet për të siguruar të ardhura të qëndrueshme dhe stabilitet financiar.