Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Haraçinës dhe organizatën Kalliri i Mirësisë në Maqedoni të Veriut bënë instalimin e rrjetit të ujësjellësit për banorët e kësaj komune
Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Haraçinës dhe organizatën Kalliri i Mirësisë në Maqedoni të Veriut bënë instalimin e rrjetit të ujësjellësit për banorët e kësaj komune.
Për t’i lehtësuar problemet e furnizimit me ujë u instalua 680m rrjet i ri i ujësjellësit, valvulave të ujit si dhe instalimi ujëmatësve për 200 shtëpi.
Përveç qasjes në ujë të pijshëm, projekti i cili mbështetet nga Islamic Relief USA përfshin edhe sfera të tjera nga shëndetësia, bujqësia dhe ekologjia, për çfarë kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi u shpreh mjaft i kënaqur me mbështetjen dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.