Sot, Islamic Relief Kosova dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi për të ndihmuar në krijimin e një komuniteti më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të fuqizuar.
Marrëveshja u nënshkrua nga Dr. Mohamed Soliman, drejtori i Islamic Relief Kosova, dhe Ismail Dibrani, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Derisa ky bashkëpunim do të fokusohet në mbështetjen e personave të cenueshëm, në projekte edukative të përbashkëta, programe trajtimi, aktivitete avokuese dhe vullnetarizëm për të përmirësuar mirëqenien e komunitetit tonë.
Ne jemi të përkushtuar të forcojmë kohezionin shoqëror dhe mbrojtjen e komunitetit, duke bashkëpunuar ngushtë me sektorin civil dhe të gjitha palët e interesuara për të sjellë ndryshime pozitive në shoqërinë tonë.