Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Vushtrisë dhe me mbështetjen e Islamic Relief Canada inauguruan aparaturën e re të mamografisë, e cila do të shërbejë jo vetëm për banorët e kësaj komune, por edhe më gjerë.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Drejtori i Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman, Kryetari i Komunës së Vushtrisë, Ferit Idrizi si dhe vet themeluesi i Islamic Relief Worldwide, Dr. Hany El Banna.
Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë gratë që të diagnostikohen në kohë dhe të kenë mundësi për shërim të plotë.
Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT