Islamic Relief dhe HANDIKOS ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara
Në bashkëpunim me Handikos – Drenas, edhe këtë Ramazan po vazhdojmë t’i përkrahim me pako ushqimore personat me aftësi të kufizuara në Komunën e Drenasit.
Në kuadër të bashkëpunimit të gjatë ndër vite, po ashtu patëm edhe një takim ne zyret e Handikos – Drenas lidhur me planet për bashkëpunim në të ardhmen, me ç’rast pranuam edhe mirënjohje për kontributin e deritashëm, me ç’rast jemi shumë mirënjohës.