Muaj më parë, për t’i marrë shërbimet shëndetësore të mamografisë, qytetarët e Kaçanikut, duhej të shkonin në Prishtinë apo Shkup.
Përmes bashkëpunimit me Komunën e Kaçanikut dhe me mbështetjen e Islamic Relief Canada, u bë inaugurimi i aparaturës së mamografisë, përmes së cilës mund të bëhen inçizimet jo vetëm për banorët e kësaj komune, por edhe të regjionit e më gjerë.
Parandalimi apo zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është shkak që shumë gra të shërohen në tërësi, gjë që është edhe qëllimi kryesor i këtij projekti.
Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT