Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet lokale, drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman dhe zëvendës drejtoresha Albulena Gashi zhvilluan sot një takim pune me kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.
Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e projekteve aktuale në Gjilan, kontributin dhe ndikimin që ato po japin në mbështetje të familjeve në nevojë dhe qytetarëve të Gjilanit në përgjthësi si dhe identifikimi i mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit.
Të dy palët shprehën gatishmërinë për të fuqizuar edhe më tej partneritetin, me synim që projektet humanitare të sjellin rezultate të prekshme për komunitetin.
Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT