Filloi sesioni informues për kandidatët e përzgjedhur në Planin e Biznesit dhe Ndërmarrësisë
Sot filloi sesioni informues për kandidatët e përzgjedhur në Planin e Biznesit dhe Ndërmarrësisë!
Nga 186 aplikues, 71 prej tyre janë përzgjedhur sipas kritereve të caktuara dhe do të ndjekin 40 orë trajnime për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit.
Nga këta, 12 kandidatët më të mirë do të përfitojnë nga 5,000€ për të nisur biznesin e tyre.
4 grante janë të dedikuara për banorët e Lipjanit, në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit.
Rrugëtimi ka filluar – qëllimi është suksesi i biznesit tuaj!