Departamenti i Local Fundraising u mblodh për të analizuar aktivitetet e realizuara dhe për të planifikuar kampanjat e vitit 2025
Një ditë pune shumë produktive dhe frymëzuese!
Stafi ynë nga departamenti i Local Fundraising u mblodh për të analizuar aktivitetet e realizuara dhe për të planifikuar kampanjat e vitit 2025 me fokus të veçantë në përgatitjet për programin e Ramazanit.
Puna dhe të arriturat tona nuk do të ishin të kompletuara pa mbështetjen e Departamentit të Burimeve njerëzore, i cili mbajti një prezantim që puna e stafit të jetë sa më e organizuar, efikase dhe e suksesshme.
Një falënderim i veçantë iu bë koordinatorit tonë në zyrën e Mitrovicës, Liridon Kurti si dhe koordinatorëve të zyreve tjera në Prizren, Pejë, Gjilan, Prishtinë, Ferizaj dhe Kamenicë për përkushtimin dhe sukseset e tyre të jashtëzakonshme gjatë vitit 2024!
Së bashku, drejt një viti plot arritje dhe kontribute për komunitetin!