Kur njerëzit e ndihmojnë një familje jetimësh, ata mendojnë se mbështetja duhet të jetë e kufizuar vetëm në ushqim, veshmbathje apo shkollim. Por përveç mbështetjes financiare për përmirësimin e kushteve jetësore, fëmijët jetimë gjithashtu kanë nevojë që të dëfrehen, të shkojnë në shëtitje e të luajnë ashtu sikurse të gjithë fëmijët tjerë, për të cilët frekuentimi i këndeve të lodrave me prindërit e tyre është tejet i zakonshëm.