Bajrami është festë gëzimi, por jo çdo fëmijë jetim është i gëzuar në mungesë të prindërve dhe kushteve materiale.

Çka dëshiron një jetim për Bajram?

Jo shumë…

Ndoshta disa ëmbësira apo një lodër të vogël – por mbi të gjitha dikë që mendon për të.

Në mungesë të prindërve, një dhuratë e vogël me ëmbëlsira e lodra mund të kthehet në një gëzim të madh.

1 Dhuratë Bajrami
2 Dhurata Bajrami
Shëno shumën

Po ashtu një traditë e vjetër e gëzimit të fëmijëve në vendin tonë është edhe me iu dhuru rroba të reja për Bajram.

A të kujtohet se si je gëzu ti kur prindërit të kanë blerë rroba të reja për Bajram?

Në mungesë të prindërve dhe për shkak të kushteve të vështira jetësore, shumë fëmijë jetimë nuk e dinë se si është me përjetu këtë gëzim.

Andaj, Islamic Relief Kosova synon t’i gëzojë rreth 2,000 fëmijë jetimë me dhurata apo rroba të reja për festën e Bajramit.

Me një kontribut modest, ti mundesh me gëzu një jetim duke ia dhuru një dhuratë të veçantë që përveç produkteve ushqimore, përmbanë edhe lodra të ndryshme, apo me i dhuru rroba të reja për Bajram.

Ne në Islamic Relief besojmë se edhe fëmijët jetimë meritojnë dashuri, lumturi, një ditë plot, ëmbëlsira, dhuratë, apo rroba të reja ashtu siç e do rendi për Bajram, ku të gjithë fëmijët pranojnë dhurata të tilla nga familjarët e tyre.

Gëzoje një jetim Ditën e Bajramit!

1 palë rroba për Bajram
2 palë rroba për Bajram
Shëno shumën

Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT