Takim mes Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Obiliqit për forcimin e bashkëpunimit
Si vazhdimësi e bashkëpunimit me komuna të ndryshme, drejtuesit e Islamic Relief Kosova patën një takim të frytshëm me kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, duke adresuar së bashku nevojat dhe prioritetet e komunitetit.
Gjatë takimit u diskutua ecuria e projekteve aktuale që Islamic Relief Kosova po i realizon në Obiliq dhe kontributi që ato po japin në mbështetje të familjeve dhe komunitetit lokal. Palët diskutuan gjithashtu edhe mundësitë për nisma të reja që do të forconin bashkëpunimin dhe do të zgjeronin ndikimin e projekteve humanitare.