Islamic Relief Kosova në terren pas përmbytjeve të fundit
Pas përmbytjeve që ndodhën së fundmi, stafi i Islamic Relief Kosova u doli në ndihmë banorëve të Klinës dhe Skenderajt, duke shpërndarë 100 pako ushqimore, 200 bidona me ujë dhe 200 batanije për familjet e prekura.
Në shpërndarje mori pjesë edhe Drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, si dhe përfaqësuesit nga këto komuna.
Islamic Relief Kosova do të vazhdojë ta monitorojë situatën, në mënyrë që të jetë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.