Me qëllim që t’u dilet në ndihmë pacientëve në gjendje të vështirë shëndetësore, stafi i Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, organizoi sot një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut në objektin e Islamic Relief Kosova.