Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt dhe me mbështetjen e Islamic Relief USA, realizoi sot një fazë tjetër të mbështetjes për fermerët e kësaj komune, përmes shpërndarjes së pajisjeve bujqësore në palestrën sportive të qytetit.
Në kuadër të këtij aktiviteti u shpërndanë:
2 Roto kosa
6 Freza 1.65m
3 Spërkatëse 400L
40 Shpërndarëse plehu 500L
Ky projekt synon të fuqizojë fermerët lokalë dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në vend, duke përmirësuar kushtet e jetesës dhe produktivitetin në fshat.
Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT