Islamic Relief Kosova bëri shpërndarjen e rreth 500 çantave për fëmijët jetimë
Me përkrahjen tuaj, stafi i Islamic Relief Kosova bëri shpërndarjen e rreth 500 çantave dhe materialeve shkollore për fëmijët jetimë, në mënyrë që ata të ndihen të barabartë dhe të përgatitur për vitin e ri shkollor.
Le t’u japim këtyre fëmijëve fillimin që meritojnë – me gëzim, dinjitet dhe shpresë për të nesërmen.