Një gurthemel për të ardhmen e shëndetësisë në Gjilan!
Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, sot vendosën gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë – një projekt jetik që do të ndryshojë të ardhmen e mijëra të rinjve!
Ky projekt ambicioz i mbështetur nga International Islamic Charity Organization (IICO Kuwait), synon të fuqizojë mijëra nxënës jo vetëm nga Gjilani dhe komunat përreth, por edhe komunat tjera përtej kufinjve, duke u ofruar edukim cilësor në një objekt modern me:
  • Klasa bashkëkohore
  • Laboratorë të specializuar
  • Qendra simulimi për trajnim praktik
Përtej edukimit, qëllimi i këtij investimi është të krijojë mundësi punësimi dhe të plotësojë boshllëkun dhe mungesën e profesionistëve shëndetësorë në rajon, si dhe të mbështesë përmirësimin afatgjatë të shëndetit publik në Kosovë dhe më gjerë.
Përveç Drejtorit të Islamic Relief Kosova – Dr. Mohamed Soliman, në ceremoninë solemne morën pjesë edhe CEO i Islamic Relief Worldwide – Waseem Ahmad, Kryetari i Komunës së Gjilanit – Alban Hyseni, Zëvendës ministri i Arsimit – Arsim Ademi, Kryetari i KBI Gjilan – Naim Aliu, deputetët Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi si dhe asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Drejtori i Islamic Relief Kosova dhe ai i Islamic Relief Wolrdwide theksuan se gurthemeli i kësaj shkolle është një projekt me rëndësi për gjithë regjionin, me shpresën që mbështetja dhe bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit të vazhdojë edhe në realizimin e projekteve tjera në të ardhmen.

Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Gjilanit vendosin gurthemelin e shkolles se mesme te mjekesise ne Gjilan

Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT