Përfundoi me sukses turniri i bamirësisë në futboll që u organizua nga Islamic Relief Kosova
Një ditë me futboll të bukur, shumë gola dhe plot solidaritet!
Përfundoi me sukses turniri i bamirësisë në futboll që u organizua nga Islamic Relief Kosova, në të cilin morën pjesë plot 60 ekipe.
Organizimi i sotëm ishte më shumë se sa vetëm një turnir futbolli – ishte një ditë ku motivi për bamirësi bëri bashkë ekipe nga qytete të ndryshme të Kosovës, madje pati edhe të tilla që udhëtuan nga Maqedonia e Veriut.
Në finale u zhvillua një ndeshje e bukur me futboll shumë cilësor, ku fitues të turneut u shpallën Xhemati i Gllarevës pas fitores 5:1 ndaj IM Construction nga Drenasi, ndërsa vendi i tretë i takoi ekipit nga Gjilani – Abeja Dardan.
Vendi parë – Xhemati i Gllarevës
Vendi i dytë – IM Construction
Vendi i tretë – Abeja Dardan
Portieri më i mirë – Blendon Kryeziu
Golashënuesi më i mirë – Adnan Berisha
Lojtari më i mirë – Adnan Berisha
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan dhe e bënë shumë madhështor këtë turnir. Ndërsa të gjitha të hyrat do të dhurohen për projekte që ndihmojnë fëmijët jetimë.