Sot, Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Obiliqit shpërndanë 20 freza, 54 motokultivatorë, 21 spërkatëse dhe 12 miksera për përzierjen e ushqimit për fermerët e kësaj komune.

Gjatë shpërndarjes prezent ishte edhe kryetari i Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi, i cili u shpreh mjaft i kënaqur me bashkëpunimin dhe me mbështetjen e fermerëve.

Projekti për zhvillimin e bujqësisë dhe për jetesë të qëndrueshme, i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada në bashkëfinancim me Komunën e Obiliqit, ka për qëllim mbështetjen e fermerëve që përmes bujqësisë t’i fuqizojë familjet për të siguruar të ardhura të qëndrueshme dhe stabilitet financiar.

Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT