Përveç donatorëve individualë dhe bizneseve, edhe institucionet e vendit i janë bashkuar kampanjës sonë për t’i pajisur fëmijët në kushte të vështira me çanta dhe materiale shkollore.

Këtë vit, Komunat e Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Lipjanit ishin ndër partnerët që iu bashkuan nismës sonë duke kontribuar me 490 çanta dhe materiale shkollore për të ndihmuar fëmijët të fillojnë vitin shkollor të përgatitur dhe të barabartë me moshatarët e tyre.

Falë mbështetjes së donatorëve lokalë, bizneseve si dhe komunave, po sigurohemi që çdo fëmijë të ketë mundësitë që meriton për një arsim cilësor.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT