Në kuadër të vizitës së Drejtorit ekzekutiv të Islamic Relief Worldwide, Waseem Ahmad, u mbajt edhe një takim me kryetarët e disa prej komunave me të cilat Islamic Relief Kosova bashkëpunon në projekte të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Në takim ishin prezent kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, kyetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi, kryetari i Klinës Zenun Elezaj, kryetari i Haraçinës Ridvan Ibraimi, zëvendëskryetajra e Gramshit Ergita Kaso si dhe partnerët tanë ‘Kalliri i Mirësisë nga Maqedonia e Veriut.

Të pranishmit u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin me Islamic Relief në projekte të bashkëfinancuara në sektorë të ndryshëm që kryesisht përfshijnë jetesën e vetëqëndrueshme, bujqësinë, shëndetësinë, qasjen në ujë të pijshëm, higjienën dhe sanitarinë.

Ky takim shërbeu për të diskutuar mbi aktivitetet humanitare, projektet zhvillimore, mënyrat për të mbështetur komunitetin në nevojë, e po ashtu edhe për të shkëmbyer ide e përvoja nga praktikat më të suksesshme.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT