Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Kamenicës lidhën marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e fermerëve të kësaj komune për rritjen e potencialit të tyre bujqësor.

Projekti për zhvillimin e bujqësisë dhe për jetesë të qëndrueshme i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada në bashkëfinancim me Komunën e Kamenicës ka për qëllim subvencionimin e fermerëve të kësaj komune me motokultivatorë dhe mjete bujqësore në mënyrë që të bëhet fuqizimi i tyre përmes ngritjes së prodhimit të ushqimit dhe rritjes së të ardhurave.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT