Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ia dorëzoi titullin “Qytetar nderi” Drejtorit të “Islamic Relief Kosova”, Dr. Moohamed Soliman për kontributin e dhënë përmes projekteve të shumta të realizuara në këtë komunë, përfshirë ato në shëndetësi, bujqësi dhe ndërtimin e tregut për fermerët lokalë si dhe aktivitetet e ndryshme humanitare.

Komuna e Vushtrrisë është komuna e parë me të cilën Islamic Relief ka filluar bashkëfinancimin e projekteve të ndryshme duke filluar nga projekti për vizita dhe shërbime shëndetësore falas për banorët e Komunës së Vushtrrisë përfshirë familjet e varfra, fëmijët jetimë, nënat lehona, foshnjat e sapolindura, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Projekti tashmë ka hyrë në vitin e shtatë të implementimit derisa vetëm gjatë këtij viti janë ofruar rreth 55 mijë shërbime shëndetësore.

“Sa nder të jem këtu sot. Ky është viti i shtatë i projektit të shëndetësisë, i cili ishte projekti i parë me të cilin filluam bashkëpunimin tonë. Ne jemi shumë krenarë për këtë projekt, ngase duke qene edhe vet mjek, unë e di vlerën se sa e rëndësishme është t’u ofrohet njerëzve kujdesi shëndetësor”, u shpreh drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman.

Përveç shëndetësisë, ndikim jashtëzakonisht të dobishëm mes komunës dhe organizatës ka pasur edhe në fushën e bujqësisë.

“Me Dr. Moohamed Soliman kemi një bashkëpunim i cili ka dhënë rezultate shumë të mira për Komunën e Vushtrrisë. Vetëm gjatë këtij viti i kemi nda 273 sera me nga një ari e po ashtu kemi nënshkruar për ndërtimin e tregut të gjelbër. Në emër të qytetareve bashkë më ndarjen e këtij çmimi, e falënderojmë përzemërsisht drejtorin e Islamic Relief për bashkëpunimin po ashtu edhe stafin që e shoqëroi. Andaj duke dëshiruar shëndet, mirësi, paqe e rrugëtim të suksesshëm në misionin tuaj, ju uroj edhe çmimin ‘Qytetar nderi’ i Komunës së Vushtrrisë, i cili iu ndahet personaliteteve të shquar për kontributin e tyre dhe angazhimin e tyre të madh. Jam i lumtur që këtë çmim ia ndajmë këtij humanisti një bamirësi, një doktori të palodhshëm siç është Dr. Moohamed Soliman”, u shpreh kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT