1052 familje nga 6 komuna të ndryshme të Kosovës do të përfitojnë nga projekti për forcimin e ekonomisë rurale dhe gjenerimit të të ardhurave në Kosovë, derisa përfaqësuesit e 15 komunave me të cilat kemi bashkëpunim ishin prezent gjatë takimit për fillimin e këtij projekti.

Ky projekt i Islamic Relief që mbështetet nga IICO Kuwait realizohet në bashkëpunim me komunat e Gjilanit, Mitrovicës, Pejës, Istogut, Skenderajt dhe Obiliqit dhe kap vlerën e 1.6 milionë eurove. Derisa mbi një mijë familje nga këto komuna do të përfitojnë serra (100m² dhe 500m²), traktorë, multikultivatorë, panele diellore, lopë dhe pula.

Drejtori i Islamic Relief për Kosovë dhe Shqipëri, Mohamed Soliman tha se projekti është një iniciativë që synon forcimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e mundësive për gjenerimin e të ardhurave në Kosovë.

Ferit Idrizi, kryetari i Vushtrrisë, theksoi se projekti i tashëm i Tregut të Gjelbërt është një nismë nga kjo organizatë. Ai tha se komuna e Vushtrrisë ka shpallur qytetar të nderit Mohamed Soliman. Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se me këtë projekt hapEn rrugë të reja dhe mundësi të reja për qytetarët.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT