5 muaj më parë, për t’i marrë shërbimet shëndetësore laboratorike dhe mamografisë, qytetarët e Gjilanit, duhej të shkonin në Prishtinë apo Shkup.

Ndërkohë që nga muaji Maj, përmes bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit dhe me mbështetjen e Islamic Relief Canada, u bë inaugurimi i aparaturës së mamografisë, përmes së cilës mund të bëhen rreth 40 inçizime brenda ditës jo vetëm për banorët e kësaj komune, por edhe të regjionit e më gjerë.

Deri më tash, në Qendrën Kryersore të Mjekësisë Familjare në Gjilan – Departamentin e Mamografisë janë diagnostifikuar 10 raste me kancer të gjirit në fazën e hershme.

Parandalimi apo zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është shkak që shumë gra të shërohen në tërësi, gjë që është edhe qëllimi kryesor i këtij projekti.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT