Përveç mbështetjes së vazhdueshme për familjet në nevojë, Islamic Relief Kosova gjithmonë synon që me mbështetjen e duhur t’ua mundësojë këtyre familjeve gjenerimin e të ardhurave për të qenë pavarur financiarisht.

Nisur nga ky aspekt, sot e zgjeruam bashkëpunimin tonë edhe me Komunën e Podujevës për t’i mbështetur fermerët e kësaj komune.
Përmes marrëveshjes për rritjen e potencialit bujqësor e cila mbështetet nga Islamic Relief Canada, 36 fermerë llapjanë do të përfitojnë serra prej 100m², ndërsa 54 të tjerë do të përfitojnë pajisje bujqësore.
Ndërkohë kryetari i Komunës së Podujevës z. Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman u pajtuan që kjo të jetë vetëm pikënisja e bashkëpunimit mes komunës dhe organizatës sonë.