Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt vazhduan mbështetjen në sektorin e bujqësisë duke shpërndarë 83 motokultivatorë për fermerët e kësaj komune.

Përveç motokultivatorëve, ditë më parë po ashtu u bë edhe shpërndarja e pulave për 120 familje përfituese, derisa mbështetja për fermerët e Skenderajt së shpejti pritet të vazhdojë edhe me dhënien e serrave.

Projekti për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik i cili mbështetet nga Islamic Relief USA ka për qëllim që përmes bujqësisë e blegtorisë t’i fuqizojë familjet për të pasur të ardhura të qëndrueshme dhe stabilitet financiar.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT