Në kuadër të projekteve për rritjen e potencialit bujqësor në Kosovë, Drejtori i Islamic Relief Kosova Dr. Mohamed Soliman dhe Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi nënshkruan një marrëveshje bashkëfinancimi.
Projekt i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada ka për qëllim fuqizimin e ekonomive familjare, derisa përfitues do të jenë fermerët e komunës së Kaçanikut të cilët do të përfitojnë 130 motokultivatorë.