Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës vazhduan mbështetjen në sektorin e bujqësisë duke shpërndarë mekanizma bujqësorë për 27 fermerë të kësaj komune.

Në kuadër të projektit i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada, fermerët e Komunës së Mitrovicës përfituan freza 1.8m, rroto kosa 135 si dhe spërkatëse 500l.

Ky projekt ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e fermerëve që përmes pajisjes me mjete të nevojshme të punës të arrijnë të gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme që familjet e tyre të kenë stabilitet financiar.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT