Në kuadër të kampanjës së kurbanit, stafi dhe vullnetarët e Islamic Relief Kosova patën aktivitete të shumta në qytete të ndryshme të Kosovës.
Aktivitetet filluan në Vushtrri, Pejë, Gjilan e Prizren për ta përmbyllur së fundi në Mitrovicë e Prishtinë.
Stafi dhe vullnetarët tanë të përkushtuar mbajtën sesione informuese, diskutime dhe aktivitete të ndryshme për të përhapur ndërgjegjësim se si sakrifica dhe solidariteti i kësaj feste mund të kenë ndikim shumë pozitiv, në mënyrë që edhe familjet në kushte të vështira jetësore të kenë mundësi të gëzohen gjatë ditëve festive.
Në kuadër të kampanjës së Kurbanit Bajramit, stafi ynë do të vazhdojë të mbajë sesione informuese, diskutime dhe aktivitete të ndryshme për të përhapur ndërgjegjësim se si sakrifica dhe solidariteti i kësaj feste mund të kenë ndikim shumë pozitiv, në mënyrë që edhe familjet në kushte të vështira jetësore të kenë mundësi të gëzohen gjatë ditëve festive.