Për të dhënë informacione rreth kampanjës së Kurban Bajramit, stafi dhe vullnetarët e Islamic Relief Kosova, gjatë gjithë javës së ardhshme do të jenë prezentë në qytete të ndryshme të Kosovës.
Vullnetarët tanë të përkushtuar do të mbajnë sesione informuese, diskutime dhe aktivitete të ndryshme për të përhapur ndërgjegjësim se si sakrifica dhe solidariteti i kësaj feste mund të kenë ndikim shumë pozitiv, në mënyrë që edhe familjet në kushte të vështira jetësore të kenë mundësi të gëzohen gjatë ditëve festive.
Na gjeni të hënën në Vushtrri, të martën në Pejë, të mërkurën në Gjilan, të enjten në Prizren, të premten në Mitrovicë, për ta përmbyllur të shtunën në Prishtinë. 💙