Në kuadër të projektit të integruar për shëndetësi dhe jetesë të qëndrueshme, Islamic Relief Kosova në bashkëpunimin me Komunën e Gjilanit përuruan laboratorin e analizave të gjakut në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër.
Projekti i cili mbështet nga Islamic Relief Canada ka për qëllim që përmes laboratorit t’u mundësojë banorëve të fshatit dhe zonës përreth që analizat bazike t’i kryejnë në ambulancën e fshatit pa pasur nevojë që të udhëtojnë në Gjilan.
Në kuadër të po këtij projekti, muajin e kaluar po ashtu u bë përurimi i mamografisë në QKMF – Gjilan.
Ndërkohë Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe Drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman theksuan se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në fushën e bujqësisë.