Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Gjilanit nënshkruan marrëveshjen e radhës për bashkëfinancimin e projektit “Furnizimi me ujë të pijshëm për komunitetet e cenueshme”.
Ky projekt mbështet nga Islamic Relief USA ndërsa përfitues pritet të jenë një numër i konsiderueshëm i banorëve të këtyre komuniteteve nga fshatrat Bresalc, Ponesh dhe Livoç i Epërm.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni njëherësh falënderoi Drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, për vazhdimësinë e bashkëpunimit në shërbim të qytetarëve.