Me qëllim që fëmijët të shoqërohen dhe njëkohësisht të argëtohen, madje edhe me maskotat e personazheve të preferuara nga filmat e vizatuar. Islamic Relief e organizoi aktivitete në Ditën Botërore të Fëmijëve. Pas orëve të tëra zbavitje, argëtim, pije e ushqim, ata po ashtu morën edhe dhurata.
Buzëqeshja, falenderimi dhe mirënjohja të cilat shiheshin qartë në fytyrat e këtyre fëmijëve për këtë ditë të paharrueshme plot gëzim e hare, janë falenderimi më i mirë për të gjithë ata të cilët kontribuan në këtë aktivitet.