Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkë-financimi për mbështetjen e familjeve në nevojë me ferma të vogla bujqësore.
Me anën e këtij projekti i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada, 120 fermerë do të kenë mundësi të përfitojnë serra dhe mekanizma bujqësorë, me ç’rast kryetari Bedri Hamza falenderoi Drejtorin e Islamic Relief Kosova Dr. Mohamed Soliman.
Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është mbështetja me grante bujqësore për familjet në nevojë në Komunën e Mitrovicës, ku në këtë mënyrë do të ndihmohet zhvillimi i bujqësisë dhe si rrjedhojë fuqizimi i ekonomive familjare në qytetin e Mitrovicës.