Islamic Relief Kosova bëri shpërndarjen edhe të 5 koncentratorëve të oksigjenit në Komunën e Kamenicës.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Kamenicës përfitoi 5 aparate oksigjeni të cilat do të shërbejnë për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, me ç’rast kretari i Komunës Kadri Rahimaj ishte mjaft falënderues.
Në kuadër të projektit emergjent për shpërndarjen e koncentratorëve të oksigjenit i cili mbështetet nga Islamic Relief USA, deri më tash janë shpërndarë gjithsejt 118 koncentratorë oksigjeni nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.