Islamic Relief dhe Komuna e Skenderajt nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Drejtori i Islamic Relief Kosova Dr. Mohamed Soliman si dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi të projektit për hapjen e bunareve. Projekti ka për qëllim sigurimin e ujit të pijshëm për 14 familje si dhe për 10 shkolla të Komunës së Skenderajt.
Përfaqësuesit e të dyja palëve u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e deitashëm në kuadër të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta për t’u dalur në ndihmë kategorive të ndjeshme si familjet me fëmijë jetimë dhe familjet me asistencë sociale.