180 pako ushqimore u shpërndanë në Komunën e Klinës, me ç’rast patëm një takim edhe me Kryetarin e kësaj komune Prof. Dr. Zenun Elezaj.
Në takim u diskutua lidhur me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Klinës si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme, si shpërndarja e serave e hapja e puseve.