Islamic Relief përzgjidhet nga Qeveria për bashkëpunim në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike
Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike (masa 3.4), Islamic Relief Kosova ka aplikuar në thirrjen për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës në mbështetjen e familjeve në nevojë me pako ushqimore.
Islamic Relief është perzgjedhur si një prej fituesve nga ky aplikim, për të shpërndarë 1660 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Drenasit dhe Skenderajt.
Deri më tani, vetëm në muajin e Ramazanit, Islamic Relief Kosova ka shpërndarë 6000 pako ushqimore.